
.Kastrioti u mposht 4-1 nga Laçi në transfertë. Një humbje që dhemb pasi tashmë krutanët e shikojnë vetën në vendin e 80të në klasifikim me vetëm 19 pikë pas 18 javësh.
Për “Oversport” Ardian Mema theksoi se:
"Humbja? Të them të drejtën që e filluam ndeshje dhe e kishim përgatiur mjaft mirë, por fatkeqëisht nuk shkoi siç duhet. Pësuam gola amatoresk, këtë iu tash edhe lojtarëve. Jo çdo gjë shkoi siç duhet dhe duhet të reagosh siç bëmë me Partizanin. Në çdo moment duhet të jemi të kudesshëm, pasi rrezikojmë dhe mbijetesën.
Ujka dhe Spahiu ju vendosi në vështirësi? Nuk mund të bëj analizën tani, por pjesa që më shqetësoi më shumë ishte qëndra e mbrojtjes që nuk e ndiqte asnjë Shkurtajn dhe kjo bëri që ai të bënte atë paraqitje. Sot nuk funksionoi asgjë.
Pse insistuat te presioni ultraofensiv? Në momentin nuk ke kohë dhe një sulmues që luan me shpinë nga porta jote, këtu është momenti për të shkuar për të marrë topin. Nëse funksionojnë filtrate në fillim dhe ngec ai i fundit atëhgerë të ndizet llampa e kuqe. Ky është hall i madh".