Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Më gati se kurrë për Superioren, Vllaznia “likuidon” Laçin

Shkruar nga NEWSPORT
Më gati se kurrë për Superioren, Vllaznia “likuidon”

Vllaznia është më gati se kurrë për rifillimin e Superiores. Këtë gjë e kanë treguar dhe në miqësoren e sotme, ndërsa fituan 1 me 3 kundër Laçit me golat e Balajt, Çobës dhe Alivodës.

Kuqeblutë dhe në kampionat i morën pushimet, pas 3 fitoreve radhazi me Dinamon, Tiranën dhe Skënderbeun. Aktualisht ata mbajnë vendin e 4 me 26 pikë në renditjen e përgjithshme, po as sa Tirana e vendit të tretë.

Vllaznia ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se do luajë dhe nesër, më 8 janar kundër Besëlidhjes. Testi i dytë miqësor kundër këtyre të fundit, ndërsa i pari përfundoi me humbje. Në kampionat kthehen më 14 janar përballë Kukësit në “Loro Boriçi”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga