
Tirana do të presë Egnatian në shtëpi ditën e dielë në orën 17:00, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Bardheblutë janë në momentin më të keq të këtij sezoni teksa nuk njohin fitore në 4 sfidat e fundit duke zbritur në vendin e 6-të, jashtë Final Four.
Fitorja është mëse e detyrueshme për të dalë sadopak nga kriza, por ndaj kryesuesve të kampionatit do të jetë shumë e vështirë. Ndihma e tifozëve nuk u ka munguar kurrë kryeqytetasve, e njëjtë do të jetë edhe në fundjavë.
‘Tirona Fanatics’ ka bërë njoftimin e parë përpara sfidës teksa shkruajnë se do të shkojnë në stadium vetëm për emrin dhe fanellën e ‘Tironës’.
“Te dielen lu TIRONA! Detajet do te dalin ne nje njoftim te dyte! Vetem per emrin e Tirones, vetem per fanellen!”- shkruan tifogrupi.