
Leonardo Bonucci u dëmtua gjatë mbremjes së djeshme ndaj Sevillas, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalet e Europa League. Bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj spanjollëve.
Por në minutën e 61 kapiteni i “Zonjës së Vjetër” doli nga fusha e lojës i dëmtuar.
Pas ekzaminimeve gjatë ditës së sotme ai rezultoi të kishte një dëmtim të shkallës së ulët të muskulit të gjatë në kofshën e majtë.
Bonucci tashmë ka nisur programin e rehabilitimit.
Allegri do të ketë të bëjë pa veteranin që e ka mbyllur sezonin dhe pritet të jetë gati vetëm në sezonin e ardhshëm.
Poll