Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Mbledhje URGJENTE te INTERI, drejtuesit ULTIMATUM INZAGHIT pas humbjes me Monzën

Shkruar nga NEWSPORT
Mbledhje URGJENTE te INTERI, drejtuesit ULTIMATUM INZAGHIT pas humbjes me
Interi u mposht nga Monza në “San Siro” dhe kjo është humbja e 4-të në 5 sfidat e fundit që kanë zhvilluar zikaltërit në kampionat. Sipas “Calciomercato.com” kjo humbje ka detyruar drejtuesit e “Nerazzurrëve” të bëjnë një mbledhje urgjente me Simone Inzaghin. Disa nga drejtuesit e Interit patën një takim të gjatë me Inzaghin pas humbjes nga Monza. Steven Zhang, Beppe Marotta, Piero Ausilio, Dario Baçin dhe Alessandro Antonello të gjithë të pranishëm. Në këtë mbledhje u diskuan humbjet e skuadrarës në javët e fundit, sfida e kthimit me Benfican dhe renditja në “top-4” në fund të sezonit. Pas kësaj mbledhje Inzaghi u largua pas mesnate nga stadiumi, ndërsa vetëm gjysëm ore më pas u largua edhe presidenti i zikaltërve. Gjithsesi drejtuedit duan të vazhdojnë me Inzaghin, por tashmë ultimatum është i qartë. Kualifikimi në gjysmëfinalen e Champions dhe renditja në “top-4” të Serie A.
Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7