
Rade Krunic do të jetë i larguari i radhës nga Milani, me boshnjakun që do të vazhdojë karrierën në Turqi. Mesfushori do t’i bashkohet Fenerbahce për 5 milionë euro plus bonuse, ndërsa i jep fund kështu aventurës së tij si kuqezi.
Krunic u ransferua te Milan në verën e vitit 2019 nga skuadra e Empolit. Ka luajtur gjithsej 139 ndeshje, ku ka shënuar vetëm 3 gola, ndërsa ka fituar një “Scudetto” në sezonin 2021-2022.
Skuadra turke merr një tjetër lojtar me eksperiencë , duke shtuar kështu cilësinë në skuadër për të luftuar deri në fund për titullin kampion. Ndërkohë kujtojmë se pjesë e Fenerbahces është bërë edhe Leonardo Bonuçi.
Poll