Sofyan Amrabat e ka të sigurtë largimin përfundimtar nga Fiorentina në fund të sezonit. Marokeni është momentalisht pjesë e Manchester United në huazim, teksa klubi anglez kërkon ta mbajë.
Por për Amrabat nuk ka interes vetëm United, pasi në garë janë futur edhe dy ekipe italiane. Juventusi dhe Milani janë gjithashtu në ‘gjurmët’ e mesfushorit maroken, të cilin e shohin si perfektin për të përforcuar ekipin.
Kujtojmë që 27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Fiorentinën deri në qershor të vitit 2025, teksa klubi ‘vjollcë’ pritet ta lërë të lirë për një ofertë prëj 25-30 milionë eurosh.
[caption id="attachment_730763" align="alignnone" width="615"] Amrabat[/caption]
Poll