Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Marcus Thuram flet si zikaltër: Ëndërr të luaj në "San Siro", jam i emocionuar

Shkruar nga NEWSPORT
Marcus Thuram flet si zikaltër: Ëndërr të luaj në

Marcus Thuram është lojtari më i ri që i është bashkuar Interit. Zyrtarizimi u bë vetëm pak orë më pare, teksa tashmë lojtair ka thënë edhe fjalët e parë si zikaltër.

Në deklaratën e tij për faqen zyrtare të klubit, 25-vjeçari theksoi se që i vogël e ka ndjekur kampionatin italian dhe trasnferimi te Interi ishte si të kthehej në shtëpi.

Francezi është një transferim me parametra zero te zikaltërtit, me këto të fundit që përforcojnë skuadrën për sezonin e ri me një element mjaft cilësorë për skemat e Simone Izaghit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, sot është një ditë e mrekullueshme Unë e shikoj Serie A që kur isha i vogël dhe pashë shumë kampionë. Ardhja në Serie A është si të kthehesh në shtëpi për mua”.

Çfarë këshillash iu ka dhënë babai juaj? Serie A ka ndryshuar shumë që kur ka luajtur babai im. Por ai më ka dhënë shumë këshilla, si baba. Ai më tha të luaj me gëzim, të përfitoj nga momenti dhe të shijoj çdo moment, sepse ëndrra ime është realizuar.

Objektivi juaj me fanelën e Interit?Shpresoj të shënoj shumë gola me këtë fanellë dhe të fitoj shumë.

Tifozët? Kam parë disa video në Youtube për të kuptuar se si luhen ndeshjet në San Sior. U bëj thirrje tifozëve zikaltër të më presin se po vij”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga