
Trajneri i Teutës, Gugash Magani nuk e ka përjetuar mirë humbjen e djeshme ndaj Kukësit me rezultatin 2-1. Tekniku ka vendosur që të lërë pushim ekipin ditën e sotme për të vazhdua nesër me seancën e radhës stërvitore pasi në fundjavë i pret një tjetër përballje e vështirë ndaj Skënderbeut.
All - Paragraf - 3
Ditën e djeshme, Magani ka theksuar se skuadra vuan ende probleme psikologjike dhe problemi i parë që duhet rikuperuar është ky. Humbjet rresht kanë bërë që durrsakët të gjenden në vështirësi dhe të renditen në vendet e fundit të tabelës së klasifikimit.
Aktualisht, Teuta renditet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit me vetëm 15 pikë të grumbulluara.
Poll