Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lukaku rikthehet në stërvitje me Interin, miqësorja me Betis test prove për belgun

Shkruar nga NEWSPORT
Lukaku rikthehet në stërvitje me Interin, miqësorja me Betis test

Lajm i mirë për Interin. Romelu Lukaku është rikthyer në stërvitje në grup pas disa ditësh punë individuale. Sulmuesi belg i është bashkuar kështu skuadrës, së bashku me André Onanën, një tjetër veteran i Botërorit 2022 në Katar dhe me vetëm Correan dhe D'Ambrosio mënjanë.

Simone Inzaghi pret miqësoren e së shtunës kundër Betisit me optimizëm e cila në këtë pikë do të jetë një lloj testi për Lukaku që synon të jetë 100% në formë për ndeshje e madhe në San Siro kundër Napolit.

Ajo e belgut do të ishte një rikuperim themelor për sulmin e Nerazzurrëve duke marrë parasysh kushtet e Correa dhe një Lautaro Martinez që ende nuk janë  kthyer nga Katari dhe padyshim që do të ketë disa ditë pushimi dhe për këtë arsye do të kthehet në janar.

Vetë Lukaku dëshiron të mbyllë shpejt një 2022 fatkeq, fillimisht muajt e vështirë te Chelsea, më pas rikthimi në Inter ku, megjithatë, u bllokua nga problemet fizike dhe më në fund Botërori përfundoi në mënyrën më të keqe, duke u eliminuar nga Boptërori.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga