
Rikthimi nga dëmtimi i Romelu Lukakut erdhi si qershia mbi tortë për kampin zikaltër pas fitores me Barcelonën. Belgu ka qenë një mungesë e rëndësishme për Interin këtë sezon. Me Viktori Plzen në Champions ai u rikthye me gol dhe tifozët zikaltër bashkë me trajnerin u “çliruan”.
Mirëpo, fatkeqësisht, sulmuesi do të rikthehet përsëri në infermieri për shkak të një tërheqje muskulore dhe humb ndeshjen me Bayernin ku pritej ta niste titullar.
Pas ekzaminimeve të para, Interi njofton publikun për dëmtimin: “Romelu Lukaku hyri në një ekzaminim klinikal këtë mëngjes në Insitutin Humanitar në Rozzano. Ekzaminimet treguan një hapje të plagës së mëparshme në tendinën e kofshës së majtë. Gjendja e lojtarit do të rishikohet në ditët në vazhdim.”- dekalron klubi zikaltër.