
Vllaznia pret Tiranën, të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi”. Takimi i javës së 26-të luhet në orën 17:00 dhe pritet me mjaft interes. Shkodranët me shumë gjasa do vërshojnë në stadium si asnjëherë tjetër këtë sezon.
Forma e mirë e kuqebluve dhe arritja e vendit të dytë, janë një shkak më tepër për shkodranët që të mbushin stadiumin e tyre. Për më tepër, kur sfida e radhës është ndër më historiket në futbollin shqiptar.
Me Qatip Osmanin dhe tifozët shkodran në krahë, lojtarët pritet të hidhen “all-in” në fushë. Kjo supersfidë do mbyllë javën e 26-të dhe renditja do të ndajë rrugë për vazhdimësinë. Kujtojmë se Vllaznia në vendin e dytë numëron aktualisht 8 pikë më shumë se Tirana e vendit të katërt.