
Vllaznia do të presë Tiranën, ditën e nesërme në Loro Boriçi, në orën 18:00 për të zhvilluar ndeshjen e javës së 30-të të Superiores. Kuqeblutë kanë pasur fat me Tiranën këtë sezon teksa kanë marrë 2 fitore dhe 1 barazim në 3 ndeshjet e luajtura në kampionat, ama kanë humbur finalen e Superkupës.
Nesër, kërkohet një tjetër rezultat pozitiv për të siguruar pozitat për një vend në kupat e Europës. Për t’i ardhur në ndihmë klubit, sigurisht janë edhe tifozët dhe pikërisht besnikët e ekipit, tifogrupi “Vllaznit Ultras” kanë dale me njoftim në rrjete sociale.
“Edhe 1 dite na ndane nga ndeshja e rradhes e kampionatit e cila luhet ne oren 18:00. VLLAZNIA – Tirana. Djemt kane nevoje per mbeshtetje maksimale dhe asht obligimi jone t'jena aty! Keshtu qe prezenca nuk duhet diskutu. Te rrespektohet maksimalisht kodi i veshjes krejt zi si dhe mos harroni shallin me vedi! Grumbullimi fillon qe ne oren 15:00 tek teatri. Dita e shtunde na gjen tanve bashk ne C5! Nji Jete Dy Ngjyra Nji Skuader!”-njofton tifogrupi.