
Teksa të gjithë prisnin një duel mes Ferit Ketës dhe lituanezit, Reinis Porozovs, ky i fundit ka prishur të gjitha planet. Mbrëmjen e 27 korrikut ishte parashikuar që boksieri shqiptar të ndeshej me Porozovs, por ky i fundit u tërhoq. Kjo bëri që Feriti të qëndronte në pritje deri sa të njihte kundërshtarin e tij të ri.
Tashmë, promotori i Prize Box nga Malta e ka gjetur kundërshtarin për Ketën. Bëhet fjalë për serbin, Slavoljub Mitic, i cili ka fituar 10 duele në boksin profesionist, 7 prej të cilave me knock-out. Lajmin e konfirmon vëllai dhe trajneri i Feritit, Ismail Keta në rrjetin social "Facebook". Ai shton se edhe pse kishin shprehur dëshirën për të mos u ndeshur me një serb në të ardhmen, fati desh dhe ata e kanë pranuar propozimin.
"Miq dhe fansa te boksit, ju pershendes.
Aq sa gezohem per sukseset e vellait te vogël (Feritit) aq veshtirési po krijohen per ndeshjet ne vijim.!
"U shpreha keshtu pasi edhe promotori i Prize Box promotion nga Malta pati veshtirési të gjej kundërshtar per Feritin i cili nuk ka asnjë humbje si ne boks ashtu edhe ne kikboks.
"Cuditerisht, po aq veshtirési sa pati promotori D.Konna per kundershtar, pas asaj që edhe Lituanezi Reinis Porozovs u terhoq, aq shpejt pranoi edhe serbi i sportit té ndeshjeve ne kafaz (Slavoljub Mitic) i cili ka edhe 10 fitore ne boksin profesionist, 7 prej tyre te fituara me Nokaut.
"Tju them te drejtën, me shqiptar dhe serb nuk kemi dashur kurre te ndeshemi dhe pse behet fjale për sport.!!! Por ja qe e dyta te zen!
"Une kam besim tek Feriti, qetësia dhe shpirti i tij luftarak dhe sigurisht e pranuan kete sfidë ne Malta me dt 27 korrik. Zoti qofte me ne dhe shqiptarët"-shkruan Keta në rrjetet sociale.