
Egnatia do të presë në shtëpi skuadrën e Laçit për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e javës së 23-të të Superiores. Një duel që pritet të jetë mjaft i luftuar, teksa do të luhet ditën e shtunë në orën 13:30.
Rrogozhinasit kanë “kafshatën” e preferuar kurbinasit, pasi në 10 ndeshjet e fundit mes tyre ia kanë dalë të fitojnë 6 dhe të barazojnë në 4 të tjera. Edhe në duelin e radhës, rrogozhinasit do të synojnë të vazhdojë me ecurinë pozitive ndaj bardhezinjve.
Për këtë Edlir Tetova do të ketë të gatshëm të gjithë grupin e lojtarëve. Për fatin e mirë të tij nuk do të ketë asnjë lojtar të pezulluar dhe asnjë të dëmtuar, duke bërë që ndaj kurbinasve të ketë edhe “luksin” e zgjedhjeve të më të mirëve.
Poll