Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Vlerësim maksimal për Kastriotin”, Tetova para sfidës së Kupës: Ju tregoj gjendjen e dëmtimeve dhe rikthimeve

Shkruar nga NEWSPORT
“Vlerësim maksimal për Kastriotin”, Tetova para
Edlir Tetova

Egnatia do të luajë këtë të mërkurë përballë Kastriotit në shtëpi, sfidë e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Në prag të kësaj sfide ka folur trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova. Ky i fundit tregon gjendjen e ekipit të tij dhe vlerëson maksimalisht Kastriotin.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe ekipi është gati për ndeshjen me Kastriotin. I dëmtuar është vetëm Woltai, mesfushori qendror, por rikthehet Aleksi.

Sfidojmë Kastriotin, ekip që ka objektivat e veta dhe që kërkon vlerësimin makimal, Kupa ndryshon nga kampionati në këtë fazë sepse një gabim të eliminon nga gara.

Nuk do ketë shumë rotacion për faktin se në Kupë luhen dy finale, ndeshja e parë dhe e fundit nëse arrin, kështu ekipi do jetë i plotë. Nuk do lëvizim lojtarë nga formacioni, do operojmë me kujdes.

Nuk mendoj që ekipi ka nevojë për përforcime dhe për faktin që në merkaton e janarit është e vështirë të marrësh lojtarë.

Ardhja e Fernandos forcon ekipin dhe i shton vlera, do shikojmë vazhdimin. Lojtari ka ardhur në gjendje të mirë nga Azerbajxhani.

Do mundohemi të mbrojmë trofeun e Kupës, meqë është ndeshje kupe, kështu do të veprojmë hap pas hapi”, është shprehur Edlir Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga