Pamje nga momenti
Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e kthimit të Kupës. Sfida e zhvilluar në “Arenën e Demave”, përfundoi 1-3.
Pas humbjes 1-0 në shtëpi, Elbasani sot tregoi tjetër fytyrë. Por pas duelit të sotëm pati edhe incidente. Lojtarët e Partizanit u “vërsulën” ndaj mbrojtësit “verdheblu” Emiljano Mustës.
Situata ndodhi pas vërshëllimës përfundimtare të Eldorjan Hamitit, teksa duhej ndërhyrja e stafeve dhe stjuartëve për të qetësuar situatën. Vlen të përmendet se Musta është një ish i Partizanit.
Poll
