Vendimet e arbitrit Eldorian Hamiti në ndeshjen e dytë çerekfinalen të Kupës së Shqipërisë Partizani – Elbasani, e përfunduar 1 – 3, ka sjellë reagime të shumta.
Rasti më flagrant dhe i kontestuar jo vetëm nga “Demat e Kuq”, përkoi me minutën e 119-të, ku Hamiti sinjalizoi për penalltinë, episod i cili ndikoi në kualifikimin e Elbasanit për në fazën tjetër të Kupës.
Specialisti i gjykimit Klajdi Kola, ka treguar “skenarin” se çfarë do të ndodh me “fatet” e arbitrit Eldorian Hamiti në vijim, përsa i takon aspektit profesional:
“Kemi thënë në mesjavë, do ta themi edhe në vijim. Hamiti ka arbitruar një ndeshje me disa vendime të sakta dhe disa të tjera të gabuara. Vendimi kryesor në opinionin tonë që kemi shprehur ditën e mërkurë ka qenë gabim.
Dënimet e arbitrave nuk bëhen publike. Jehona e gabimit ishte shumë e madhe. Gjithsesi, mendojë se ai do bëjë disa javë pushim. Po se sa, nuk e di! Ju garantojë, vendimi nuk do bëhet asnjëherë publik”.
