Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Tirana është “kafshata e preferuar” e Dinamos, STATISTIKAT dërgojnë ekipin e Ilir Dajës në gjysmëfinalen e Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana është “kafshata e preferuar” e Dinamos, STATISTIKAT
Dinamo - Tirana

Dinamo do të presë Tiranën në “Air Albania” dhe mes tyre do të bëjnë lllogaritë e çerekfinales së kthimit në Kupën e Shqipërisë. Një duel shumë i luftuar ng dyja ekipet, që do të kërkojnë edhe kualifikimin për në fazën tjetër të këtij turneu.

Si çdo derbi tjetër edhe ky i sotmi premton spektakël si në fushë ashtu edhe në tribuna.  Për shkak të fitores 2-0 në duelin e parë mes tyre, Dinamo duket një hap larg gjysmëfinales.

Por jo vetëm kaq, nëse iu hedhim një dy përballjeve të këtij sezoni mes skuadrave, vëmë re se dinamovitët janë dominues. Në 3 sfidat e kampionatit dhe 1 në Kupë, Dinamo ka mposhtur Tiranën në 3 raste, ndërsa vetëm 1 përballje mes tyre ka përfunduar në barazim.

Statistika këto që tregojnë se ekipi i Ilir Dajës ka si “kafshatën e preferuar” skuadrën e Orges Shehit. Ky i fundit padiskutim që ditën e sotme do të kërkojë përmbysjen e madhe ndaj rivalëve të tyre për të prekur edhe gjysmëfinalen e Kupës.

Poll

Lexo gjithashtu