Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Përplasje titanësh” në Kupën e Shqipërisë, Ilir Daja kërkon “revanshin” kundër Edi Martinit! Gati për “aksion” edhe Egnatia – Elbasani

Shkruar nga NEWSPORT
“Përplasje titanësh” në Kupën e
Ilir Daja dhe Edi Martini

Duke nisur prej orës 18:00, do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Dinamo do të pres në stadiumin “Air Albania” Vllazninë.

Në 3 ndeshjet mes ekipeve në fjalë gjatë këtij sezoni, Vllaznia ka 2 fitore dhe 1 barazim, çka do të thotë se trajneri Ilir Daja nuk e ka shijuar ende triumfin karshi shkodranëve.

Rivaliteti mes trajnerëve Daja e Martini është tepër i madh, aty ku nuk kanë munguar edhe tensionet. “Përplase e zjarrtë” parashikohet gjithashtu në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës.

Egnatia pret Elbasanin, ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës. Vlen të përmendet se kjo fazë është me duele kthimi, teksa e radhës do të jetë më datën 23 prill.   

Poll

Lexo gjithashtu