Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Përplasja” në Kupë mes Partizanit e Burrelit, dy trajnerët me “makthe” nga e shkuara

Shkruar nga NEWSPORT
“Përplasja” në Kupë mes Partizanit e Burrelit, dy
Trofeu i Kupes se Shqiperise

Partizani dhe Burreli do të përballen më 10 janar në kuadër të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 13:00.

Një duel që pritet të jetë mjaft interesant, madje duke filluar që nga pankina.

Oltijon Kërnaja s’ka asnjë fitore përballë matjanëve, ku në dy ndeshje është mposhtur po aq herë. Kjo ka ndodhur kur 37-vjeçar ishte “timonier” i Valbonës dhe Tërbunit në Kategorinë e Parë.

E njëjta gjë edhe për Samuel Nikajn. Ky i fundit ka luajtur dy herë përballë “Demave të Kuq” si trajner, ku është mposhtur në të dyja rastet. Ai ka pësuar këto disfata kur ka qenë në pankinën e Vllaznisë dhe Tërbunit.

Poll

Lexo gjithashtu