Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Nisin “projeksionet” për finalen e katërt, Egnatia e ka gati formulën fituese përballë Elbasanit

Shkruar nga NEWSPORT
Nisin “projeksionet” për finalen e katërt, Egnatia e ka
Egnatia - Elbasani

Fitorja e pastër 3-0 përballë Bylisit në javën e 30-të të Abissnet Superiore, riktheu Egnatian në pozita të favorshme për titullin kampion, duke i marrë vendin e dytë Elbasanit që u mposht në kryeqytet nga Dinamo dhe parë me optimizëm fazën e mbetur të kampionatit.

Këtë javë, rrogozhinasit gjejnë pikërisht Elbasanin, në kuadër të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë në hapin e parë prag finales së madhe. Skuadra e Edlir Tetovës është e etur për një tjetër sukses madhor, pas 4 finaleve të arritura në 3 vitet e fundit.

Këto tregues tregojnë se sa e vështirë është të mposhtësh një skuadër si Egnatia, e cila ia ka dalë të mposhtë emra si Partizani, Tirana dhe Kukësi në betejën për fronin e kampionit të kupës dhe superkupës.

Ndryshe nga kundërshtarët me të cilët është rastisur më parë, Elbasani është një tjetër enigmë për t’u zgjidhur pasi ndaj skuadrës së Ivan Gvozdenovic do të nevojitej formula perfekte për t’i eleminuar. Në ndeshejt e fundit mes këtyre dy skuadrave, Egnatia nuk e ka njohur fitoren dhe kjo shton më shumë stimujt për të tentuar ndryshimin e bilancit. 

Verdheblutë janë një forcë për t’u veçuar këtë sezon në Abissnet Superiore dhe fakti që gjenden në vendin e tretë, në top 4-shen e “Final Four”, tregon shumë për misionin e elbasanave për t’u dëshmuar në Shqipëri. Ndoshta, fati mund t’i buzëqesh edhe në këtë kompeticion, ndaj dhe tek Egnatia nuk duhet të ekzistojnë aspak nënvlerësimet, nëse duan sigurisht, të provojnë shijen e finales së katërt.

Poll

Lexo gjithashtu