Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Nga Kategoria e Tretë te "uria" për finalen në Kupë, Elbasani “shembulli” i klubit që s’u dorëzua kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Kategoria e Tretë te "uria" për finalen në
Elbasani

Finalja e Kupës së Shqipërisë mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm për Elbasanin e Ivan Gvozdenoviç. Verdheblutë, të cilët do të masin forcat përballë Egnatias në duelin e sotëm, i përcaktuar për t’u nisur në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, janë të vetëdijshëm se një kapërcim hipotetik drejt finales së parë sezonale do të thoshte shumë për ambiciet e kësaj skuadre.

I cilësuar si një prej klubeve më të vjetra në Shqipëri, Elbasani ka kaluar një periudhë të vështirë tranzicioni dhe është dashur t’ia nisë nga e para që prej vitit 2021, kur asokohe militonte në Kategorinë e Tretë për t’i ngjitur shkallët një nga një, përpara se të vijë këtu ku është si një prej pretendentëve për të fituar titullin kampion dhe njëkohësisht një prej favoritëve për të ngritur lart edhe Kupën.

Entuziasmi në kampin e elbasanasve është rritur ndjeshëm dhe kjo u konfirmua dhe nga konferenca për shtyp e trajnerit i cili tha se skuadra do të tentojë të marrë fitoren dhe garantoji “luftë” për të nderuar qytetin, tifozët dhe vetë klubin që drejton në stol. 

Poll

Lexo gjithashtu