Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

"Më vjen jashtëzakonisht keq, nuk kam fjalë", Enkeleid Dobi me pengje nga eliminimi: Dëshira dhe vullneti ishte, por realizimi mungoi

Shkruar nga NEWSPORT
"Më vjen jashtëzakonisht keq, nuk kam fjalë", Enkeleid
Enkeleid Dobi

Teuta zhvilloi paraqitje dinjitoze kundër Egnatias në Rrogozhinë, por nuk mundën të shkonin më shumë se barazimi 0 – 0. Edhe pse durrsakët i kishin rastet për të dalë me fitore dhe të shpresonin për kualifikimin drejt gjysmëfinales së Kupës, dështuan, e ndikuar edhe nga humbja 2 – 1 në sfidën e parë. Pas ndeshjes, trajneri i Teutës Enkeledi Dobi, foli për mediat:

"Më vjen jashtëzakonisht keq, nuk kam fjalë çfarë t’iu them çunave. Donim ta fitonim ndeshjen, pse jo ta çonim në shtesë. Kanë vlerësimin maksimal çunat, nga stafi dhe gjithë klubi.

Ai goli i fundit, e martë e mira, që sot thamë, do na kthehej për ne. Në qoftë se mbajmë të njëjtin koncept loje, Teuta, do të kthehet dhe te fitoret dhe një ekip kompetitiv për kampionatin shqiptar.

Donim gjatë gjithë kohës, për të futur krosime te Daci, erdhi pas një lëndimin delikat. Mbajti 70 minuta, dua ta falenderoj. Krosat munguan, i krosonim gjatë gjithë kohës Bocit. Duhet kohë sa të fitojmë automatizma. Ishte ndeshja e parë e Dacit në formacion. Gjatë gjithë kohës kërkonim krosime për të.

Gjithmonë duam sa më mirë, prandaj shtuam dhe forcat, që të kishim freski. Çuam edhe Jazxhiun 10 minutat e fundit. Dëshira dhe vullneti ishte, por realizimi mungoi.

Duhet të ishim më të saktë para portës. Nëse do të shënonim në pjesën e parë… I kishim raste, përveç shtyllës, Egnatia nuk na rrezikoi. Më vjen keq që nuk realizuam, çunat e merituan”.

Poll

Lexo gjithashtu