Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Luhet në Vlorë dhe Laç, njihuni me ARBITRAT e 2 ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet në Vlorë dhe Laç, njihuni me ARBITRAT e 2 ndeshjeve
Arbiter - Kupa e Shqiperise

Ditën e sotme rikthehen emocionet e Kupës së Shqipërisë. Në orën 13:00 do të luhen 2 takimet e para të fazës së 1/16-ave.

4 ekipe do të sfidohen mes tyre për fitoren, teksa vëmendja e tifozëve do të jetë në Vlorë dhe Laç. Flamurtari do të presë në shtëpi Tomorin, me vlonjatët që do të synojnë ta nisin me “këmbën e mbarë” këtë turne.

Ndërkohë Laçi pret Luftëtarin. Edhe kurbinasit shihen si favoritë dhe fitorja në shtëpi shihet si detyrim për ta. Pikërisht për këto përballje janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. 

ARBITRAT dhe NDESHJET:

FLAMURTARI - TOMORI

Arbitër kryesor: Eglantina Pjetrushaj

Asistent 1: Koleta Prenga

Asistent 2: Jena Mala

Arbitër i 4: Gerard Çokaj

 

LAÇI – LUFTËTARI

Arbitër kryesor: Albano Stolaj

Asistent 1: Geraldo Mënaj

Asistent 2: Amarildo Kyçyku

Arbitër i 4: Besnard Kaimi

Poll

Lexo gjithashtu