Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Lojtari i Ndeshjes” në finalen e Kupës, Itodo Mandela “sms” Dinamos: Ndihem shumë mirë, mund të luaj të gjitha ndeshjet dhe të ndihmoj ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtari i Ndeshjes” në finalen e Kupës, Itodo Mandela
Itodo Mandela

Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh. “Nëndetësja” ia doli që të fitonte përballë Egnatias me penallti, pasi 120 minuta lojë përfunduan në barazim 2-2. Në përfundim të këtij dueli ka folur, autori i dy golave të dinamovitëve, Itodo Mandela.

“Unë jam shumë i lumtur sepse ne e merituam. E donim shumë trofeun dhe kemi punuar shumë për këtë. Jam i lumtur edhe për trofeun “Lojtari i Ndeshjes”, falë Zotit e fitova dhe unë një pasi kam punuar shumë.

Dëmtimi? Nuk kam ndonjë dëmtim, vetëm këmba është pak e lodhur. Por unë jam mirë. Tani jam shumë mirë, nuk kam ndonjë shqetësim. Mund të luaj të gjitha ndeshjet, do të jap maksimumin për të shkuar më tej”, është shprehur Mandela.

A mendoni se është “shuar” ëndrra e Kombëtares shqiptare për të marrë pjesë në Botërorin e vitit 2026?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga