Bylis 0 – 1 Vllaznia (Kastrati 28')
Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 0-1 në favor të miqve.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi sulmuesi, Lirim Kastrati. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës me anë të një penalltie në minutën e 28-të. Në krahun tjetër, ballshiotët patën protesta në dy raste, pikërisht për dy 11-metërsha.
Kështu, Vllaznia i afrohet më shumë gjysmëfinales së Kupës. Ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet më 4 mars, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Kupa e Shqipërisë: Faza çerekfinale
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Enis Dishani
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Ozols, Abdullahi, Adeduro, Kamara, Dimov, Pais, Kampula, Ofori, Marku, Fokam, Sanogo. Trajner: Mirel Josa
VLLAZNIA: Jukaj, Gjini, Celikovic, Bajrami, Hakaj, Qato, Sala, Tafili, Kastrati, Dodaj, Bismark. Trajner: Edi Martini.
90+4' Mbyllet 0-1 ndeshja.
51' Ousman tenton, por Jukaj pret pa probleme.
45+2' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
44' Prekje e topit me dorë nga Sala i Vllaznisë, te Bylis kërkojnë penallti, arbitri Dishani thotë "JO".
28' GOL VLLAZNIA! Shënon Kastrati.
11' Penallti për Bylis. Por VAR anulon gjithçka, ka offside gjatë aksionit.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Adush Muça” të Ballshit, nis sfida mes Bylisit dhe Vllaznisë.
