Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

KUPA E SHQIPËRISË/ “Lumë” golash për kualifikimin në fazën e 1/8-ave, eliminohet Kukësi (REZULTATET + VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
KUPA E SHQIPËRISË/ “Lumë” golash për
Trofeu i Kupes se Shqiperise

KUPA E SHQIPËRISË: Faza e 1/16-ave

Kupa e Shqipërisë ka njohur tashmë të gjitha skuadrat e kualifikuara në fazën e 1/8-ave. Pas ndeshjeve të ditës  së sotme, i bashkohen Flamurtarit dhe Laçit edhe Apolonia, Besa, Burreli, Pogradeci, Vora dhe Skënderbeu.

6 ekipet e fundit, ditën e sotme ia dolën të kalojnë me sukses rivalët e tyre. Kështu Apolonia triumfoi 3-2 ndaj Lushnjes. Ndërkohë Besa mposhti 3-1 Kukësin, me verilindorët që i thonë “lamtumirë” këtij turne që në këtë fazë.

Burreli gjithashtu fitoi thellë 5-2 ndaj Kastriotit, teksa 4-3 ka fituar Pogradeci ndaj Korabit. Vora triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Sopotit, ndërsa Skënderbeu mposhti po me përmbysje 4-2 Ilirinë.  

NDESHJET dhe REZULTATET LIVE:

APOLONIA – LUSHNJA 3 – 2

BESA – KUKËSI 3 – 1

BURRELI – KASTRIOTI 5 – 2

POGRADECI – KORABI 4 – 3

SKËNDERBEU – ILIRIA 4 – 2

VORA – SOPOTI 2 - 1

Poll

Lexo gjithashtu