Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në këto duele pati emocione, teksa u shënua një total prej 4 golash në Tiranë dhe Rrogozhinë.
Pikërisht në kryeqytet, në “Air Albania”, Dinamo barazoi me shifrat 1-1 ndaj Vllaznisë. Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Bismark, në minutën e 43-të. Ndërsa në të 53-tën, Dejvi Bregu humbi një penallti për Dinamon.
Vlen të theksohet se shkodranët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 93-të pas rishikimit në VAR, pasi Erdenis Gurishta u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Faton Nezirit.
Ndërkohë që në minutën e 102-të, Dinamo barazoi shifrat me Dejvi Bregun.
Në krahun tjetër, Egnatia u ndal në barazim në shtëpi përballë Elbasanit. Kjo sfidë u mbyll 1-1, me golat e Eljon Sotës dhe të Ze Gomes. Gjithçka mbetet e hapur për të dy sfidat, në duelet e kthimit.
Kujtojmë që ndeshjet e kthimit do të zhvillohet më 23 prill.
NDESHJET:
Dinamo 1 – 1 Vllaznia (Bregu 102' / Bismark 42')
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Teixeira, Guindo, Vila, Bregu, Nani, Malomo, Dita, Aliji, Koma, Lorran. Trajner: Ilir Daja.
VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Pusi, Celikovic, Sala, Kallaku, Bismark, Dodaj, Qato, Yago, Gjini. Trajner: Edi Martini.
102' GOL DINAMO! Shënon Bregu.
90+3' Ndërhyrje e ashpër nga Gurishta, gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq.
73' Aksion model nga shkodranët, por goli i dytë i Vllaznisë anulohet për pozicion të parregullt.
53' Bregu humb penalltinë, pret Jukaj.
42' GOL VLLAZNIA! Shënon Bismark.
Egnatia 1 – 1 Elbasani (Sota 5' / Ze Gomes 44')
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Tandilashvili, Aliyev, Sota, Fangaj, Xhemajli, Kryeziu, Fernando, Albanese, Ruçi, Gruda, Adjessa. Trajner: Julian Brahja.
ELBASANI: Totoshi, Olberkis, A.Kasa, Musta, Lila, Manellari, Ibrahim, Loukili, Lajthia, Ze Gomes, Boye. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
44' GOL ELBASANI! Shënon Ze Gomes.
5' GOL EGNATIA! Shënon Sota.
