Momenti i penalltisë - Oltijon Kërnaja
Një penallti “fantazmë” i dha fitoren Elbasanit sot në çerekfinalen e Kupës përballë Partizanit, me këta të fundit që u eleminuan. Edhe ish gjyqtari i Superiores, Klajdi Kola u shpreh se 11-metërshi i akoorduar nga Hamiti, nuk ishte.
Reagimi i trajnerit Oltijon Kërnaja nuk kishte si të mungonte. Me anë të një postimi në “InstaStory” në rrjetin social “Instagram”, Kërnaja ka nxjerrë pamjet, ku shpjegon se kontakt nuk ka pasur.
“Krenar për djemtë, çfarë dhanë në fushë dhe lojën. Sigurisht që ka vend për të përmirësuar! Penallti pa kontakt, madje nuk pranon as VAR-in”, shkruan Kërnaja.
Poll
