Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Kishte “harruar” të fitonte, Teuta tregon “dhëmbët” pas triumfit ndaj Vorës në Kupë (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Kishte “harruar” të fitonte, Teuta tregon
Teuta

Teuta u përball sot me Vorën, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 2-0, në favor të ekipit të Enkeleid Dobit. Ndërsa ndeshja e sotme e cila u luajt në “Niko Dovana” në Durrës, ishte e vlefshme për fazën e 1/8-ve të finalës së Kupës së Shqipërisë.

Ekipi i Teutës bëri mjaft mirë gjatë gjithë lojës, pasi 2 golat u shënuan një në pjesë të parë dhe i fundit në atë të dytin. Statistikë kjo e cila tregon konsitencën e mirë të futbollistëve në fushë, duke rikujtuar kështu se ekipi në 5 ndeshjet e fundit nuk e ka prekur fitoren.

Sigurisht që sukseset duhen festuar dhe klubi i Teutës nuk ka humbur kohë. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi shijon ndjesinë e krenarisë e cila vjen pas rezultatit pozitiv dhe e ka shoqëruar dhe me shkrimin: Fitoreeee! Sigurojmë kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu