Dinamo ka fituar përballë Tiranës edhe ndeshjen e kthimit çerekfinalen të Kupës. Sfida e zhvilluar në “Air Albania” ishte fotokopje me të parën, pasi dinamovitët triumfuar përsëri 2-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.
"Që në fillim e dinim që ishte e vështirë për të përmbysur rezultatin. Kur merr golin, gjithçka bëhet më e vështirë. Te goli i dytë u munduam të mendonim për ndeshjen e të dielës, duke ruajtur energjitë për individë të veçantë.
Dinamo është skuadër e sinkronizuar mirë, ndryshuam pas minutës së 20-të. Dinamo vinte ultra ofensiv. Kohën e presonit e ka të mirë. Na mungoi pasi i ndërrimit në krah. Nuk është e lehtë të kërkojmë të ndërtojmë. Nuk është kollaj të ndërtosh nga poshtë. Vuajmë pak shpejtësinë e mbrojtjes dhe kohën e presionit dhe tranzicionin.
Ne bëmë edhe ndryshime, futëm Xhixhën në majën e sulmit, është lojtar që rëshket mirë mes linjave. Kërkuam të dilnim nga krahët. Kur topi shkonte nga krahu i djathtë, kërkonim ta hapnim në gjerësi, ose të zbrisnim mbrojtësin poshtë. Kishim vështirësi, kur na zbriste uingeri”, tha Shehi.
