Pogradeci
Vllaznia do të përballet me Pogradecin të shtunën në orën 16:00, sfidë e cila do të luhet në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër. Një ndeshje kjo e cila është e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë .
Ndërsa ekipi i Pogradecit, nuk ka kohë për të humbur pasi zhvillon seanca stërvitore, në të cilat futbollistët perfeksionojnë edhe më shumë paraqitjen dhe aftësitë e tyre në fushë. Fokusi maksimal i ekipit "liqenor", kur vetëm 4 ditë i ndajnë nga përballja me shkodranët.
Synimi mbetet shumë i qartë, Pogradeci inestohet "All-in" në seancat e tij përgatitore pasi kërkon paraqitjen perfekte, me qëllim “rrëmbimin” e titullit.
Pogradeci gjatë stërvitjes
Poll
