Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“Fitorja na jep shtysë, kemi sulmues cilësor”, Pano Qirko elozhe “heroit”: Xhuliano Skuka po punon shumë fort  

Shkruar nga NEWSPORT
“Fitorja na jep shtysë, kemi sulmues cilësor”, Pano Qirko
Pano Qirko

Portieri i Partizanit Pano Qirko, u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën kundër Elbasanit, e përfunduar 1 – 0 për “Demat e Kuq”. Qirko ia doli të mbajë portën e tij të paprekur, pavarësisht 4 goditjeve në kuadrat prej elbasanasve.

Portieri 26-vjeçar u shpreh i kënaqur për paraqitjen e ekipit të tij, ndërsa nuk la në plan të dytë as “heroin” e fitores, Xhuliaon Skukën:    

“Çdo ndeshje është shumë e vështirë. Mos të harrojmë, është vetëm ndeshja e parë. Sfida e kthimi do vendosi kualifikimin. Të jemi më këmbë në tokë. Jam shumë i kënaqur, shpresojë të jap më të mirën tim te Partizani. Shpresojë të kem vazhdimësi.

Dita-ditës stërvitem më shumë për të patur përmirësim. Do punojë dhe të ul kokën, të tjerat i di Zoti. Jam shumë i kënaqur me volumin e ekipet në ndeshje e sotme. Fitorja na jep shtysë më shumë. Ka të bëjë edhe me besimin.

Ne kemi sulmues shumë cilësorë, por e marrin veten shumë mirë. Edhe mbrojtja ishte shumë koherente sot. Shyqyer Zotit që Skuka e finalizoi penalltinë. Xhuliano i është futur stërvitjes shumë fort”.                

Poll

Lexo gjithashtu