Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Emiljano Musta “harron” ish-ekipin: Qyteti i Elbasanit ka histori të madhe, ndaj Egnatias më kënaq vetëm fitorja!

Shkruar nga NEWSPORT
Emiljano Musta “harron” ish-ekipin: Qyteti i Elbasanit ka histori
Emiljano Musta

Pas barazimit 1-1 në Rrogozhinë, Elbasani do të presë këtë të mërkurë në shtëpi Egnatian, në kuadër të gjysmëfinales së kthimit të Kupës. Sfida do të nisë prej orës 19:00.

Ndërkohë që në prag të këtij dueli ka folur edhe kapiteni i verdhebluve, Emiljano Musta. I ftuar në emisionin “ProcesiSportiv” në TopChannel, mbrojtësi ka theksuar se presioni nuk është më shumë tek ata e ndër të tjera thotë se do të kënaqej vetëm me triumf.

“Presioni nuk është se është shumë te ne, pasi objektivi kryesor është Evropa. Nëse arrin Evropën, pastaj çdo gjë që mund të vijë, mirë se të vijë. Jemi një ekip që është gati viti i 5-të që është ndërtuar. Qyteti ka histori të madhe futbolli, sigurisht që vetëm me fitoren do të kënaqeshim ndaj Egnatias”, tha Musta.

Poll

Lexo gjithashtu