Në “Shtëpinë e Futbollit” po hidhet shorti për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Para se ekipet të njohin kundërshtarët e tyre, Armand Duka tha fjalën e tij.
Kreu i Federatës u uroi shumë suksese skuadrave, ndërsa nënvizoi se ky turne është shumë i rëndësishëm për ekipet, të cilët duan të fitojnë në këtë sezon. Ndër të tjera u shpreh se kërkon të jetë gjithçka “fair-play”.
“Kam kënaqësinë të jem këtu për në kompeticon të rëndësishëm të Shqipërisë, Kupën e Shqipërisë. Një turne tradicional shqiptar, i cili gjithmonë ka dhuruar emocione. 8 ekipet më të mira kanë mundësinë të fitojnë këtë trofe dhe të kemi sa më shumë “fair-play” mes ekipeve, Federatës dhe klubeve. Urime dhe suksese në vazhdim të Kupës së Shqipërisë. Padiskutim që njëri prej ekipeve do të fitojë Kupën, por edhe të tjerat do të japin shumë nga vetja”, ka theksuar kreu i FSHF-së.
