Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“4 penallti kundër në 2026-ën, rasti flagrant kundër Partizanit”, klubi i Elbasanit “SHPËRTHEN” ndaj arbitrimit

Shkruar nga NEWSPORT
“4 penallti kundër në 2026-ën, rasti flagrant kundër
Elbasani - Partizani

Elbasani u mposht në fushën e tij nga Partizani me rezultatin 0 – 1, ndeshja e parë për fazën çerekfinalen të Kupës së Shqipërisë. Goli u shënua nga sulmuesi Xhuliano Skuka në minutën e 94-të, ndërsa erdhi pas një rast të disktueshëm për penalltinë e fitores.

Ky precedent “tërboi” edhe trajnerin e verdhebluve Ivan Gvozdenovic. As klubi i Elbasanit nuk ka qëndruar në heshtje. Përmes një komunikimi zyrtar, ata ndihen të “tradhëtuar” nga arbitrimi në vitin 2026-të, ndërsa rasti më i “freskët” ishte sot te penalltia e akorduar në favor të Partizanit, ndërsa në pamjet, duket qartë se kontakti mes Kasës dhe Skukës ishte jashtë zone. Deklarata e klubit të Elbasanit:

“Që nga muaji janar i këtij viti, ndaj ekipit të Elbasanit janë akorduar katër penallti kundër, të cilat në të katër rastet kanë qenë tepër të diskutueshme. Rasti i paraqitur në këtë foto është momenti i fundit flagrant, i ndodhur në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit, një tjetër penallti e diskutueshme, që ka ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën dhe mbarëvajtjen e takimit.

Si klub, ndihemi të cënuar nga vendime të përsëritura, shumë të diskutueshme dhe jo korrekte të arbitrave, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e ndeshjeve tona.

Ne kërkojmë nga Kolegjiumi i Arbitrave dhe nga vetë arbitrat që të jenë në lartësinë e detyrës, të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe integritet të plotë, duke shmangur çdo vendim që mund të perceptohet si i favorshëm apo i njëanshëm. Respekti për garën dhe drejtësinë sportive duhet të jetë mbi gjithçka”.   

Poll

Lexo gjithashtu