Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Kupa e Federatës në volejboll, derbi i kryeqytetit në finalen për femra

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Federatës në volejboll, derbi i kryeqytetit në finalen

Kupa e Federatës ka qenë pika startuese për edicionin e ri të volejbollit. Dy përballjet e para mes Skënderbeut dhe Partizanit e në krahun tjetër ajo mes Tiranës dhe Barletit, kanë përcaktuar çiftin finalist për kategorinë femra.

Partizani mundi në Korçë me shifrat 1-3 Skënderbeun duke u bërë dhe finalistja e parë. Ndërkohë që Tirana mundi me shifrat 3-0 Barletin, duke arritur lehtësishtë finalen e kupës. Takimi final do të zhvillohet ditën e dielë(25 shtator) ora 16:30. Finalja që shikon përballë dy “rivalët e përjetshëm“ Partizani – Tirana.

Kujtojmë që takimet për kategorinë meshkuj do të zhvillohen ditën e sotme dhe finalja ditën e dielë. 2 përballjet për meshkuj janë Tirana – Vllaznia në orën 17:00 dhe Erzeni – Partizani në orën 19:00.

Ndeshjet gjysëmfinale për femra:

Skënderbeu – Partizani 1-3 (23 shtator) “Tamara Nikolla”

Tirana – Barleti Volley 3-0 (23 shtator)  “Feti Borova”

Finale:

PARTIZANI - TIRANA (25 shtator) “Palestra Farka Volley”

Ndeshjet gjysëmfinale për meshkuj:

Tirana – Vllaznia 17:00 (24 shtator)  “Palestra Farka Volley”

Erzeni – Partizani 19:00 (24 shtator) “Palestra Farka Volley”

Finale:

25 shtator “Palestra Farka Volley”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga