
Kukësi pret Vllazninë të dielën në stadiumin “Kukës Arena”. Ndeshja e javës së 28 fillon në orën 14:00 dhe pritet me mjaft interes. Kukësi i ka jetike pikët për të besuar te mbijetesa, ndërsa Vllaznia me 2 pikë më pak kërcënon Egnatian që kryeson.
Ndeshja e parë në Kukës këtë sezon përfundoi me fitoren e vendasve. Kukësi ia doli dhe me 1 lojtar më pak të fitojë 1 me 0. Dhe pse do mundohet të bëjë sërish surprizën, asgjë nuk është e lehtë.
Kjo pasi kujtojmë se Vllaznia nuk ka humbur asnjë ndeshje në vitin 2024, përsa i përket kampionatit. 7 fitore dhe 2 barazime janë shifra që do të trembnin çdo kundërshtar. Si Vllaznia dhe Kukësi vijnë në këtë përballje pas fitoreve në javën e fundit, prandaj gjithçka i mbetet fushës së lojës.