
Klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës është ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në futbollin shqiptar. Shkodranët do të presin bardheblutë ditën e shtunë në orën 18:00 në Loro Borici për të luajtur ndeshjen e javës së 30-të të Superiores.
Një fitore e Tiranës do t’i afronte jashtëzakonisht shumë me titullin kampion dhe tifogrupi besnik i kampionëve në fuqi, Tirona Fanatics, ka bërë thirrje në rrjete sociale për mbështetje masive të ekipit.
“Kryeqyteti drejt shkodres! Shperndaje, postoje, lajmero ke te mundesh...te shtunen ikim drejt shkodres Pasneser, te shtunen ne oren 15:30 i gjithe Kryeqyteti ne mbeshtetje te identitetit dhe ngjyrave bardheblu.
Arsye per mungesa nuk ka, shkojme bashke per te mbeshtetur TIRONEN e per te marr 3 pike jetesore ne luften per titullin e 30-te kampion! Skuadra ka nevoje per ne, Tirona ka nevoje per ne! Pasneser, vetem per TIRONEN.”-njofton tifogrupi.