
Inter do të udhëtojë në transfertë teksa do të përballet me Leccen e Ylber Ramadanit në transfertë nesër në orën 18:00, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Serie A. Zikaltërit ecin të sigurtë drejt titullit kampion teksa janë shumë parpara me pikë nga ndjekësit, megjithatë ka ende shumë pikë në lojë.
All - Paragraf - 3
Me fokusin kryesor që është në Champions League, Inzaghi ka luksin të bëjë disa rotacione për të shlodhur titullarët kryesorë pasi edhe kontigjentin e ka të mbipopulluar. Hakan Calhanoglu dhe Nicolo Barella do të ulen në stol dhe vendin e tyre do ta marrin Kristjan Asllani e Davide Frattesi.
Një tjetër shans për mesfushorin shqiptar të tregojë cilësitë e tij në sytë e Inzaghit.
Poll