
Hej Ba, shkoi në parajsë Franz Beckenbauer.
Kishte të njëjtën moshë me ty. Po te ishe me mua sot, do ishe ulur në tavolinën tënde e do kishe shkruar nekrologjinë më të mirë për këtë futbollist të madh.
Do kujtoje golat e tij më të bukur, talentin e vecoritë më të mira teknike e nuk do harroje tiparet më fisnike njërëzore pa të cilat zor të bëhesh sportist me vlera. Nuk do neglizhoje asnjë detaj se memoria jote ishte e jashtëzakonshme e do zgjateshe deri sa të llogarisje dhe faqosjen e duhur në dy faqe të plota sic meriton një gjigand sporti.
E di Babush, pastaj do ta nisje në inbox e do më shkruaje; "A të pëlqen zemër. Lexoje Lexoje sa i madh ishte"!
Hej Ba më mungon sot komenti yt zemërgjerë e objektiv që nuk do i harronte tonet nostalgjike e ndoshta dy rradhë dhe për sfidat e Gjermanisë me skuadrat e tua të zemrës Shqipêri e Angli.
Më vjen inat Ba s'mbaj mend shumë o shpirtin e kam akoma me dhimbjen tënde e nuk më ndihmon. Kush e di sa herë do më kesh folur për Franz e ndeshjet e tij më të mira.
Kujtoj një vit nga rrëfimet e tua, 1967 Gjermani- Shqipëri 6-0 e pishmanllikun se në ndeshjen e kthimit në Tiranë nuk erdhi as Franz Beckenbauer e as Müller.
Hej Ba disa lojëtarë të Shqipërisë i mbaj mend si mi ke thënë; Pano, Janku, Kazanxhi, Frashëri, Mema... Këtë foto e mora në murin tat Ba, janë Beckenbauer e Krojf.
"Eh c'lojëtarë!", je duke më thënë prej qiellit.
Shënim: Shkrim nga Alba Kepi Alimehmeti, vajza e ish gazetarit Bedri Alimehmeti. Ky i fundit u nda nga jeta javë më parë