
Në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 17:00 do të luhet ndeshja e prapambetur mes Partizanit dhe Teutës. Ky duel është i vlefshëm për javën e parë të Suiperiores, i cili u shty për shkak të angazhimit të demave në Conference League.
Një përballje mjaft interesante ku të dyja ekipet do të kërkojnë ritkhimin te fitorja, teksa do të luftojnë “kokë më kokë” për 3 pikët. Arbër Abilaliaj kërkon fitoren për të ngushtuar diferencën me Egnatian kryesuese, ndërsa Edi martini për të “shkelmuar” krizën në të cilën ndodhen.
Tqë dy timonierët kanë bërë gati formacionin me të cilin do të luajnë. Martini ka dilema sa i takon formacionin, ndërsa Abilaliaj duket se ka gjetur 11-shen, teksa ka vetӕm një balotazh mes Mbas dhe Binsoukas për një fanelë titullari.
Formacionet e mundshme:
Partizani: Qirko, Hadroj, Sembene, Janjeva, Atanaskovski, Rrapaj, Mehmeti, Murataj, Cara, Bintssouka (Mba), Taipi. Trajner: Arbër Abilaliaj.
Teuta: Dema, Kruja, jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Daja, Beqja, Arifi, Peposhi, Gjinollari (Boçi), Daci (Gjata). Trajner: Edi Martini.