Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Klubet angleze shtojnë të ardhurat, zbuloni formën e re të sponsorizimit

Shkruar nga NEWSPORT
Klubet angleze shtojnë të ardhurat, zbuloni formën e re të

Skuadrat e Premier League vazhdojnë të shqyrtojnë forma të reja të rritjes së arkëtimeve nga sponsorizimi. Së fundmi ato po praktikojnë një metodë të re duke krijuar hapësira sponsorizimi për kompanitë e interesuara në fanellat e stërvitjes.

Çelsi siguroi një kontratë 3-vjeçare me kompaninë e pijeve energjitike Cabao me vlerë 35 milion euro për të vendosur logon e kësaj kompanie në fanellat e seancave stërvitore dhe në ato të nxehjes para çdo takimi. Ky sponsor do të jetë si dytësor pasi në fanellat zyrtare të ndeshjeve do të shfaqet logo e sponsorit kryesor.

Këtë praktikë kanë filluar ta ndjekin klubet më të mëdha të Anglisë, me Mançester Junajtid që ishte i pari që e praktikoi që në vitin 2011 në një marrëveshje me AON.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7