Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Kërkohet mbijetesa në Serie A, Spezia PREZANTON trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet mbijetesa në Serie A, Spezia PREZANTON trajnerin e ri
Spezia tashmë është bërë me trajner të ri. Leonardo Semplici ka marrë frenat e skuadrës italiane. Në këtë mënyrë Semplici zëvendëson të shkarkuarijn Gotti, ndërsa ka nënshkruar deri  në fund të këtij sezoni. Padiskutim drejtuesit kërkojnë mbijetesën në Serie A dhe nëse ky objektiv arrihet nga ana e timonirit të ri atëherë kontrata e tij do të zgjatej automatikisht deri në vitin 2025.  “Spezia njofton se i ka besuar detyrën e trajnerit të skuadrës së parë Leonardo Semplicit, i cili do të drejtojë “shqiponjat” deri në përfundim të sezonit aktual. Nëse arrihet mbijetesa në elitën e futbollit italian, atëherë kontrata e teknikut të ri do të rinovohet automatikisht deri në 30 qershor të vitit 2025”, shkruhet në njoftimin e klubit italian. Spezia renditet e 17-ta më vetmë 2 pikë larg zonës së ftohtë në klasifikim.
Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7