Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

ZYRTARE/ Goditje në merkato, klubi i Kategorisë së Dytë transferon ish-in e Elbasanit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Goditje në merkato, klubi i Kategorisë së Dytë
Kategoria e Dytë

Kledis Hida është futbollisti më i ri i Gramshit. Pasi mbylli aventurën e tij me Lushnjën, qendërmbrojtësi 25-vjeçar ka vendosur që të nisë një rrugëtim të ri me gramshiotët në Kategorinë e Dytë.

Hida ka një karrierë mjaft interesante të nisur te FC Pepa U17. Më tej, qendërmbrojtësi është aktivizuar te skuadra si Elbasani, Vëllaznimi, Kukësi dhe Tomori, para se të bashkohej me Lushnjën.

“KF Gramshi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Kledis Hida, duke iu bashkuar projektit ambicioz dhe afatgjatë të ekipit gramshiot.

Afrimi i Hidës është një garanci më shumë në repartin difensiv, duke i dhënë më tepër forcë, efikasitet, inteligjencë dhe siguri mbrojtjes”, shkruan ndër të tjera klubi i Gramshit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Gramshi (@kf_gramshi_official)

Poll

Lexo gjithashtu