Partizani
Alfred Deliallisi do të jetë trajneri i ri i Partizanit B. Pasi mbylli aventurën e tij me Korabin në Kategorinë e Parë, tekniku 33-vjeçar ka vendosur të nisë një rrugëtim të ri me të kuqtë në Kategorinë e Dytë.
Alfred Deliallisi
Gjithçka është e kryer, teksa pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit. Kështu Partizani ul në stolin e ekipit B një trajner me eksperiencë në Superiore. Deliallisi ka drejtuar Erzenin në sezonin 2022/2023 në Superiore, duke arritur objektivin mbijetesë.
Edhe si futbollist, 33-vjeçari ka karrierë interesante me ekipe si Teuta, Besa, Kamza, Erzeni dhe Vora. Pritet që eksperienca e tij t’i shërbejë shumë Partizanit B dhe anasjellas.
Poll
