
Daniele De Rossi para dy muajsh mori drejtimin e Romës, duke nisur kështu një aventurë të re në karrierën e tij. Në fakt do të kthehej në “shtëpi” pasi , De Rossi me fanelën e verdhekuqve ka ‘korrur’ sukseset në të mëdha në karrierën e tij.
Pas fitores 1-0 me Sassuolon, italiani theksoi se skuadra ka fituar përvojë. Ndër të tjera ai theksoi se është klubi ai që besoi te aftësitë e tij dhe tashmë ka fatin t’i dejtojë.
“Nuk është shumë e lehtë, të gjithë më thonë që nuk është përvojë dhe me sa duket është kështu, por unë pata fatin që gjeta këtë mundësi pune, nuk e fitova atë nëpër sezone si trajner. Ky klub më ka besuar dhe ne po bëjmë mirë, por ka ende shumë për të bërë dhe gjithçka mund të prishet. Ne duhet të qëndrojmë në rrugën e duhur.
Kujtimi më i bukur i këtyre dy muajve? Sinqerisht nuk e di, sot kam marrë thirrje dhe një pankartë nga këta fansa që më kanë rezervuar kaq shumë gjatë karrierës sime. Të marrësh këtë mbështetje, edhe pse me një kostum tjetër, nuk më lë indiferent. Herët e para ishin ndoshta momente më emocionuese, ne e jetojmë mirë përditshmërinë e Trigorias”, ka pëfunduar timonieri italian.