Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

Jo vetëm Orges Shehi, tjetër largim i rëndësishëm në stafin e Tiranës para derbit

Shkruar nga NEWSPORT

Konstandinos Jani është larguar nga Tirana. Pas “divorcit” me Orges Shehin, një tjetër pjesëtar i rëndësishëm i stafit teknik i ka dhënë lamtumirën bardhebluve. Kjo nuk është zyrtarizuar as nga nënkampionët e Shqipërisë, por as nga vetë Jani.

Ka mjaftuar një postim i Odise Roshit, i cili uron suksese në aventurën e tij të re në Australit. Disa orë para derbit, vjen një tjetër ndryshim i rëndësishëm në radhët e kryeqytetasve.

“Vëllai im, suksese në rrugëtimin tënd të ri në Australi! Lart e më lart! Mbetesh numër një”, shkruan Roshi në diçiturën e fotos.

Kujtojmë që Orges Shehi është pezulluar nga Tirana, ndërsa trajneri durrsak pretendon se nuk është pjesë e 26-herë kampionëve të Shqipërisë.

[caption id="attachment_709797" align="alignnone" width="635"]Postimi i Odise Roshit Postimi i Odise Roshit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7