
Egnatia dhe Partizani nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre. Në fakt 66 minutat e luajtura ditën e sotme nuk prodhuan asnjë gol, duke bërë që gjthçka të përfundojë ashtu siç Dëamena e kishte lënë.
Pas kësaj sfide foli Arbër Abilaliaj. Ky i fundit theksoi se:
Vazhdimi i ndeshjes së ndërprerë. Çfarë përgjigje morët? Ishte një ndeshje e vështirë e icla nisi në minutën e 24-të. Kemi punuar shumë dhe lamë shumë pak gjara. Patëm shumë raste flagrante, ndjej keqardhje. Të tilla raste nuk mund të shpërdorohen. Kur ishim të plotë nuk na rrezikuan.
Një pjesë e parë që nuk kishte shumë raste dhe në të dytën patëm shumë raste, Egnatia nuk na rrezikoi shumë. Ne rrezikuam shumë, ishte një ndeshje e luftuar dhe më vjen keq që sakrifikuam dy mbrojtësit tanë më të mirë të momentit. Të kënaqur për pikën e marrë.
A mendoi se e ekzagjeruat në fazën difensive? Ne e dimin që në goditjet standarte do t ëkishim vështirësi, prandaj luajtëm me këtë lojtarë. Në goditjet standartet djemtë e menaxhuan mirë lojë. Gjithsesi për mënyrën se si erdhi loja, duhet të kishim përfunduar gjithçka me rastin e Mensah. U ndikuam shumë edhe me ndërrimet. Ishte një ndeshje jo normale për situatën ku e zhvilluam.
Ndërrimet? E thash edhe më parë, ishte e vështirë të analizossh këtë ndeshej dhe na ksihte mbetur vetëm një “kartë”. Këtë kartë donim ta shfrytëzonim në maksimun, por kaq ishin mundësitë për të ndryshuar lojën. Ishte e vështirë pasi u kufizuam edhe nga dëmtimet. Falenderoj çunat për lojën, pasi ishte një barazim me kostë të madhe për ne.
Pse ishit i nerrvozuar? Për shkak të ndeshjes se si u luajt dhe arbitri edhe mund të kishte të rregullonte më mirë disa faulle dhe situata në fushë.
Mba dhe Hadroj? Të dy lojtarët kanë kaluar dëmtimet dhe së shpejti do të jenë pjesë e skuadrës.